Mësohen 32 skuadrat e Ligës së Kampionëve për ediconin 2022/23 – kështu do të ndahen vazon për shortin

Liga e Kampionëve 2022-2023 tashmë i ka të zyrtarizuar 32 pjesëmarrësit e saj.

Me përfundimin e fazave eliminatore, që nisën në fund të qershorit, 26 skuadrat tashmë të kualifikuara për në grup u njohën me 6 skuadrat që kanë kaluar në katër raundet kualifikuese duke sigurua biletat e fundit: Benfica, Maccabi Haifa, Viktoria Plzen, Rangers, Kopenhagen dhe Dinamo Zagreb.

Shorti hidhet pasditen e së enjtes, 25 gusht 2022 nga ora 18:00 për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022-23. Tashmë dihen edhe vazot, ku janë katër me nga tetë ekipe.

Risia e madhe e vazos 1 është përfshirja e Eintracht Franfkurt, i cili do të debutojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, si kampion i Ligës së Evropës dhe do të ndajë fatin me kampionët e ligave kryesore evropiane.

Vazo e parë ka me vete edhe kampionët e vendeve kryesore nga kampionatet e forta dhe kampionin e vitit të shkuar Real Madridin.

/Telegrafi/

Read Previous

Nagavci: Mësimdhënësit mos t’i nënshtrohen presionit të SBASHK-ut për grevë

Read Next

Sonte Ballkani kërkon të shkruaj historinë me kualifikim në Conference League