Mësimdhënësia e edukatës fizike Florentina Thaqi – Muçaku, e cila punon në Shkollën e mesme të lartë teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, me fond të plotë të orëve, kërkon që të transferohet në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, pasi që ka qenë profesoreshë për vite me radhë në këtë institutcion arsimor. Thaqi-Mucaku thotë se asaj i është bërë e padrejtë nga drejtoria e arsimit sa i përket fondit të orëve, të cilat i janë marrë asaj dhe janë ndarë nga 10 orë mësimi për dy mësimdhënës të tjerë.
Ajo poashtu, shtoi se në Gjimanzin “Hajdar Dushi” janë dy profesorë me norma jo të plota të orëve, fakt ky që sipas saj po ja bën të pamundur transferin në këtë shkollë.
Lidhur me rastin në fjalë në vendimin e lëshuar nga komisioni për ankesa për nënpunësit e shërbimit publik në komunën e Gjakovës mes tjerash thuhet se:
Procesi për plotësimin e fondit të orëve nga DKA, është zhvilluar në kundershtim të plotë me procedurën e vetë theksuar nga kjo drejtori dhe se i njëjti është zhvilluar duke mos u përfillur. Rekomandimi i Aktivit të Edukatës Fizike të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, nisur nga kjo rrethanë, referuar provave të bashkangjitura nga Komisioni për Ankesa për nënpunësit e Shërbimit Publikë, pranë komunës së Gjakovës e aprovon ankesën e mësimdhënëses Florentina Thaqi-Muçaku si dhe e obligon drejtorinë e arsimit që konform legjislacionit në fuqi këtë çështje ta kthejë në rivendosje.
Drejtori në detyrë i Arsimit në komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj lidhur me këtë çështje ka thënë se çdo vendim i marrë është konfrom ligjeve dhe se nuk është bërë asnjë shkelje e rregullave.
Nikollbibaj tha së pala e pakënaqur me këtë vendim ka te drejtën e ankesës në afatin prej 15 ditësh, prej ditës së pranimit të së njëjtit vendim. Ankesa i adresohet Komisionit të Ankesave për Nënpunësit e Shërbimit Publikë