Në kuadër të masave për mbrojtje ndaj Covid-19 të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës, është vendosur lirimi i mësimdhënësëve shtatzëna nga puna. Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit potencon se ky vendim është marrë për të mbrojtur shëndetin e grave dhe fëmijëve. Dukagjin Ademi, zyrtar në drejtorinë komunale të arsimit në Gjakovë, thekson se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë ministri, në mënyrë që të zbatohet ky vendim.
Ndërsa kryetari i sindikatës së bashkuar të arsimit shkencës dhe kulturës, dega në Gjakovë, potencon se ky është vendim i duhur, dhe se i njëjti duhet të fillojë të zbatohet edhe në Gjakovë.
Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit potencon se në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat do të sigurohen që nxënësit të mos t’i humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre.