Mënyra e aplikimit të fëmijëve për vaksinim, flasin nga Ministira e Shëndetësisë

Female doctor placing adhesive bandage on little girl’s arm after vaccination. Focus is on girl.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se fëmijët e moshës 12-15 vjeç që duan të vaksinohen kundër COVID-19, terminin për vaksinim duhet t’ua bëjnë prindërit e tyre nëpërmjet platformës “E-Kosova”.

Ditë më parë, MSH-ja njoftoi se është aprovuar rekomandimi për imunizim për fëmijët mbi 12-vjeç, me prioritet sipas indikacioneve shëndetësore.

“Meqë bëhet fjalë për fëmijë me sëmundje kronike, prindi mund të aplikojë për ta nga kategoria ‘me sëmundje kronike’, por mund të shkojë në QKMF ta caktojë edhe fizikisht terminin për vaksinim, duke qenë që fëmijët me indikacione shëndetësore janë me prioritet”, thuhet në një sqarim të MSH-së për KosovaPress.

MSH-ja po ashtu ka thënë se interesimi i kategorisë deri në 20 vjeç është rritur dukshëm dhe se brenda kësaj kategorie ka studentë, teknikë e infermierë dhe kategori të tjera, pa i përjashtuar edhe ata 12-15 me sëmundje kronike.

/Reporteri/

Read Previous

Serbia nuk e respekton Marrëveshjen e Washingtonit, lobon kundër njohjes së Kosovës

Read Next

Një grua dhe dy fëmijë shkelen në rrëmujën e aeroportit të Kabulit