Memli Krasniqi flet pas takimit me Albin Kurtin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti, tha se i ka kërkuar atij ndryshimin e propozimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

AI tha se PDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket votimit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Krasniqi pas takimit me Kurtin tha se LVV-ja se ka shumicën parlamentare, andaj “nuk mundet të imponojë votimin për Haxhiun”.

“Kemi shkëmbyer ide dhe diskutime sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Qëndrimet e PDK-së dhe të miat janë ato që ju i dini. Atë që e kam thënë para jush i kam thënë edhe zotëri Kurti përsëri. Për PDK-në është me rëndësi që sa më shpejt të zhbllokohet kjo situatë dhe të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhje ne qeverisë së ardhshme”, tha Krasniqi /KosovaPress

Read Previous

​Murati: Refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin, një përgjigje e qartë se kush po bllokon Kuvendin

Read Next

IKD: Dita e punës e gjen Kosovën me probleme të vjetra