Meloni: Italia është e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha këtë të shtunë se Italia do të mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën.

“Unë besoj se Kina dhe India kanë një rol për të luajtur në zgjidhjen e konfliktit. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është të besojmë se konflikti mund të zgjidhet nëse largohemi nga Ukraina”, tha Meloni pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e një konference.

Më tej ajo theksoi se “zgjedhja për të mbështetur Ukrainën ishte kryesisht një zgjedhje e interesit kombëtar dhe është një zgjedhje që nuk do të ndryshojë”. /GazetaSinjali/

Read Previous

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Read Next

Kalaja e Rozafës e mbushur me vizitorë: Pamje nga monumenti historik