Tragjedi në stadium, 17 viktima nga përleshjet masive

Një ndeshje futbolli në Meksikë është shndërruar në një tragjedi. Sfida Queretaro-Atlas u pezullua në minutën e 63-të, pasi tifozët nisën një sherr masiv në shkallët e stadiumit dhe në fushën e lojës.

Pamjet që vijnë nga stadiumi janë të frikshme, me tifozë të gjakosur nga goditjet me stola dhe leva.

Fillimisht, nga disa media u raportua për 17 viktima, por ky bilanc u përgënjeshtrua nga autoritetet zyrtare, të cilat thonë se nga përleshjet janë regjistruar 44 të plagosur dhe asnjë i vdekur./a2news.com/

Read Previous

Në zemër të Arktikut, për të nxjerrë thesarin që financon luftën e Putin (FOTO)

Read Next

Deri kur do të vazhdojnë reshjet e borës, flasin nga Instituti Hidrometeorologjik