Meksika nënshkroi një marrëveshje me Venezuelën për deportimin e emigrantëve, tha ministrja e Jashtme, Alicia Barcena, të enjten në një konferencë shtypi, në mes të shqetësimeve për flukset e mëdha të migrimit drejt Shteteve të Bashkuara.
Meksika gjithashtu arriti marrëveshje me kompanitë meksikane dhe venezueliane për të punësuar emigrantët e kthyer, tha ajo.
Qeveria meksikane do të japë rreth 110 dollarë në muaj për emigrantët në vend, si pjesë e një programi ku ata do të kenë gjithashtu mundësinë të punojnë për kompani të ndryshme në të dy vendet.
Sipas Barcenës, prodhuesit venezuelas të birrës “Empresas Polar” dhe firma shtetërore e naftës “PDVSA”, së bashku me prodhuesin meksikan të bukës “Bimbo”, dhe shitësin me pakicë” FEMSA” janë ndër kompanitë që marrin pjesë në program, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.