Mehaj: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”, Regjimenti i parë i Forcave Tokësore janë duke kryer përgatitjet finale për ushtrim.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kompania B e Regjimentit të parë të këmbësorisë përgjatë dy javëve ka realizuar patrullimet luftarake në kushte të natës.

“ Qëllimi i këtij ushtrimi ishte aftësimi i pjesëtarëve për manovrim dhe drille të betejës gjatë natës me anë të pajisjeve të natës (NVG)”, ka shkruar Mehaj. 

/Telegrafi/ 

Read Previous

Skandali në Bruksel/ Habit eurodeputetja Eva Kaili, bën kërkesën e pazakontë

Read Next

Shpronësimet në veri, reagon BE-ja: Shqetësues ndërtimi i stacioneve policore në toka private e shoqërore