Mehaj pas sulmit ndaj policëve në Leposaviq: Mirënjohje për gardianët e sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e përmendi  sulmin që është bërë ndaj policëve të shtunën në mbrëmje në Leposaviq.

“Në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së shprehim mirënjohjen maksimale për policët tanë, gra e burra heroik, gardianë të sigurisë dhe rendit tonë publik, si dhe luftëtarë të pakompromis në zbatimin e ligjit”.

“Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë. Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë”,ka shkruar Mehaj.

/KlanKosova/

Read Previous

Zyrtare: Lajçakut i vazhdohet mandati për dy vjet

Read Next

Sulmet ndaj policëve në veri, Sveçla: Radoiçiq qëndron në krye të kontrabandistëve