Inkursioni i Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë nënkupton se nuk do të ketë bisedime mes Moskës dhe Kievit derisa Ukraina të mposhtet plotësisht, tha të mërkurën Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
“Bisedimet boshe të ndërmjetësve që askush nuk i kishte caktuar për paqen e mrekullueshme ka marrë fund.
Të gjithë e kuptojnë gjithçka tani, edhe pse nuk e thonë me zë të lartë”, tha Medvedev.
“Nuk do të ketë më negociatata deri në mposhtjen e armikut”./abcnews.al