Mediat ndërkombëtare shkruajnë për njohjen e Kosovës nga Kenia

Ditën e djeshme, më 26 marsi, Republika e Kenias ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Kjo është arritur me iniciativën e ish-presidentit Behgjet Pacolli, madje edhe lajmin e dha ai vetë.

E për këtë njohje, ka shkruar edhe media ndërkombëtare, Reuters.

“Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, vendi i parë që e ka bërë këtë pas gati pesë vitesh përpjekjesh të ngecura për të fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare”, thotë mediumi.

Deri më tani, Kosova njihet nga më shumë se 110 vende.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Posta e Kosovës hap zyrat në Zubin Potok dhe Zveçan

Read Next

Turqia liron gazetarët e arrestuar në protestat për Imamoglun