Me vlerë 500 milionë euro, këto janë armët që do t’ia dhurojë Gjermania, Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar furnizime të reja të mëdha të armëve për Ukrainën. Në veçanti, Kievi do të marrë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe tanke.    

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar furnizime të reja të mëdha të armëve për Ukrainën. Një zëdhënës i qeverisë gjermane konfirmoi për agjencinë e lajmeve, dpa gjatë udhëtimit të kancelarit në Kanada, se Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tre sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe një duzinë tankesh.

Edhe agjencia e lajmeve Reuters njofton, duke cituar burime qeveritare, se kancelari Scholz njoftoi në kuadër të vizitës së tij në Kanada, dërgesa të reja armësh në Ukrainë. Në total bëhet fjalë për pajisje ushtarake me vlerë më shumë se 500 milionë euro.

Në këtë mënyrë qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm furnizimet e saj me armë në Ukrainë. Veç tre sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që është planifikuar të dërgohen dhe tankeve, do të dërgohen 20 raketahedhës./Botasot/

Read Previous

Vincenzo Peruggia, ai që vodhi Mona Lizën e Leonardo da Vinçit, duke e ngjitur atë në panteonin e kryeveprëse

Read Next

​Papa Françesku paralajmëron për rrezikun e “katastrofës bërthamore” në Zaporizhja