Më shumë se 16 mijë ukrainas arrijnë në Britani me anë të vizave

Rreth 16,400 ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me skema të vizave. Rreth 13,200 kanë ardhur si pjesë e skemës familjare, ndërsa 3,200 kanë hyrë në programin ‘Homes for Ukraine’.

Janë pranuar 94,700 aplikime, me 25,100 viza të lëshuara sipas të dyja skemave.

Sistemi i ngadaltë i pranimit të qytetarëve ukrainas është kritikuar shumë dhe kjo ka shkaktuar edhe një kërkesë faljeje nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel.

Si një përgjigje e kritikave ishte shpallja e një skeme për të ndihmuar ukrainasit për strehim në Britani./Alsat.mk/

Read Previous

Suedia heq të gjitha rregullat e hyrjes, duke u bashkuar me vendet europiane pa kufizime

Read Next

​Trump pajtohet me Biden: Ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocid