Më shumë se 100 vende marrin masa për të shpëtuar oqeanet nga dëmtimi i njeriut

Përfaqësues nga më shumë se 100 vende u zotuan se do të marrin masa që synojnë ruajtjen e oqeanit nga dëmtimet njerëzore, duke përfshirë rritjen e luftës kundër peshkimit të paligjshëm, uljen e ndotjes plastike dhe mbrojtjen më të mirë të ujërave ndërkombëtare.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke drejtuar seancën e nivelit të lartë të samitit One Ocean të premten, tha se viti 2022 ishte “një vit vendimtar dhe ne duhet të marrim angazhime të qarta dhe të qëndrueshme”.

I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, tha se është “oqeani që bën të mundur jetën në Tokë, prodhon më shumë se gjysmën e oksigjenit që thithim – dhe është në rrezik. Oqeani dhe klima janë të lidhura fort.”

Burimet: Guardian, Euronews

Read Previous

Audi largon dy modele të veturave

Read Next

Presion mbi kishën katolike italiane për t’u përballur me ngjarjet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve