Tërheqja e markave ikonike perëndimore nga Rusia po merr vrull. Së fundmi, Starbucks, Coca-Cola, Pepsi dhe McDonald’s ndaluan shitjet në Rusi.
PepsiCo tha se po pezullonte të gjitha reklamat në Rusi dhe do të ndalonte shitjen e pijeve, pas një njoftimi të ngjashëm nga rivali Coca-Cola. McDonald’s tha më herët se do të pezullojë përkohësisht veprimet në 850 vendndodhjet e tij.
Starbucks, gjithashtu, tha se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e biznesit në Rusi, duke përfshirë dërgimin e produkteve dhe kafeneve të drejtuara nga një i licencuar./anabelmagazine/