Shkronjë pas shkronje, e numër pas numri nxënësit e klasës së parë të shkollës Mehmet Akif në Gjakovë mësuan që në përfundim të këtij viti shkollor të dhuronin për prindërit e tyre një spektakël të vërtetë.
Që nga dita e parë e shkollës e deri më sot, nisjen drejt rrugës së dijes e arritjet të vegjlit i uruan në festën e abetares.
Përballë prindërve të tyre e mësueseve të para emocionet e fëmijëve ishin gjithpërfshirëse.
Kujtimi më i bukur i këtij viti për fëmijët do të mbetet kjo festë teksa me vjershat, këngët e kërcimet ata përcillnin mesazhe të bukura për shkollën.
Nxëënsit shfaqën pika të larmishme muzikore e arsimore si dhe lojëra ritmike e pjesë tjera interesante duke i bërë edhe të pranishmit pjesë të programit me fakte e gjëegjëza. Të lumtur që kremtuan festën e abetarës janë shprehur vetë nikoqirët.
Jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në atë angleze nxënësit prezantuan pika të ndryshme.
Përkushtimi dhe edukimi ndaj fëmijëve u vlerësua nga prindërit.
Shkolla Mehmet Akif, insitucion ky që vazhdimisht synon të nxjerr gjenerata të cilat integrohen sukseshëm në shoqërinë moderne të shekullit që po jetojmë edhe kësaj radhe arriti të ia dal mbanë me klasët e para. Drejtori i kësaj shkolle uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për punën e tyre.
Kjo festë do mbahet mend gjatë në kujtesën e këtyre vogëlushëve. Ata nuk do harrojnë kurrë dy gjëra shumë të rëndësishme në jetën e tyre: librin e parë Abetaren dhe mësuesin e klasës së parë.