Emisioni i fundit i së shtunës në Syri “ME ELDITËN” iu kushtua mësimdhënësve dhe sfidave të tyre për ta bërë të mundur dhe të funksionojë mësimin në grupe dhe në distancë, me të gjithë nxënësit por me theks të veçantë maturantët.
Të ftuar në studio ishin: Merita Bokshi, drejtoreshë e SHME “Kadri Kusari”, Bedri Cahani, drejtor i SHML gjimnazit “Hajdar Dushi” dhe Gjokë Tahiri, drejtor i SHMLM “Hysni Zajmi”.
Poashtu në pjesën e dytë të emisionit ishin të ftuara edhe nxënëset Erisa Lipoveci nga SHML gjimnazi “Hajdar Dushi”, Fortuna Bytyqi nga SHME “Kadri Kusari” dhe Jeta Berisha nga SHMLM “Hysni Zajmi”. Ato na treguan vështirësitë e nxënies së mësimit në distancë dhe sfidat tjera të këtij viti jo të zakonshëm nga këndvështrimi tyre.
Për të mësuar për sfidat e mësimdhënies gjatë vitit shkollor 2020-2021 ndiqni videon më poshtë:
ME ELDITËN, Mësimi nga distanca dhe ai në grupe me maturantët