Me anë të “playstation” tentojnë të fusin telefona në Dubravë

Sot rreth orës 08:45 në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, bëjnë të ditur nga SHKK.

“Gjatë kontrollimit të provave materiale, bastisja ka rezultuar pozitive, ku në një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “ Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobil, një Sim-Kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje  telefonike”.

“I burgosuri i dyshuar që “Playstation” me gjëra të komofluara ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në komunikatë./KlanKosova

Read Previous

Ndahen bursa për 10 sportistët e rinj që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike 2021

Read Next

33 pacientë Covid pozitiv në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”