Asambleja komunale e fëmijëve në komunën e Gjakovës në bashkëpunim me organizatën “Syri i Vizionit” dhe në partneritet me Save The Children si dhe mbështetjen e komunës kanë shënuar 15 korrikun-ditën e aftësive të të rinjve. Arsa Saraqini nga asambleja komunale e fëmijëve tha se është e lumtur që këtë ditë po e shënojnë me shumë aktivitete.https://www.syri-vision.tv/
Pjesëmarrësit në këtë organizim u shprehen shumë entuziastë në aktivitete të tilla sepse të njejtat ju ndihmojnë atyre të krijojnë klimë pozitive në shoqëri duke përfituar njohuri shtesë për zhvillimin sa më të mirë të tyre.https://www.syri-vision.tv/
Teuta Uka nga organizata “Syri i Vizionit” theksoi se këto aktivitete janë në kuadër të implementimit të planit të punës.
Dita e aftësive të të rinjve në komunën tonë do të jetë e orientuar edhe në sfida me karakter garues siç janë garat në dituri, sport dhe art. Të gjitha këto aktivitete mbahen në sallën e edukatës fizike në SHMU “Yll Morina”.https://www.syri-vision.tv/