Me 5 maj nis testimi i nxënësve në testin PISA

Nxënësit 15 vjeçar nga Kosova do ta sfidojnë vetën edhe njëherë në Programin për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve të njohur si testi Pisa. Që gjithçka të shkojë sipas planifikimeve përgatitjet me këtë grupmoshë tashmë janë drej finalizmit. Drejtoria e Arsimit në Gjakovë në bashkëpunim me profesorët janë angazhuar në përgatitjen e nxëënsve dhe qendra e testimit #PISA në SHFMU “Zekeria Rexha” është e gatshme për pritjen e 306 nxënësve 15 vjeçar.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore.

Në Gjakovë nxënësit do të testohen në datat 5, 6, 10, 13 dhe 17 maj 2022. E të gjithë ata që i përgatitën nxënësit shprehen optimistë se kësaj radhe Kosova do të ketë një rënditje më të mirë jo siç e kishte në vitin 2019 duke u rënditur në vendin e 77-të, në mesin e 79 vendeve që i janë nënshtruar vlerësimit.

Në këtë shkollë gjithashtu së shpejti do të mbahet edhe testi #TIMSS që përfshin një tjetër grupmoshë.

Në Ministrinë e Arsimit nuk kanë shprehur pritje të mëdha për rezultatin që 15-vjeçarët nga Kosova do ta tregojnë në testin PISA.

Read Previous

Institucionet duhet të bashkëpunojnë me mediat thotë gazetarja Ardiana Thaqi

Read Next

Zhduket 13 vjeçarja nga Gjakova