Më datë 28 maj 2021 në mbarë vendin do të mbahet testi i arritshmërisë për klasët e nënta. Në komunën e Gjakovës do të shfrytëzohen gjithsej 9 shkolla ku do të kryhet ky testim.
Drejtoria komunale e Arsimit është përgatitur me kohë që ky proces të shkojë mbarë.
Testi do të ketë 100 pyetje nga gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika si dhe pyetje nga shkencat shoqërore e ato natyrore, ndërsa edhe këtë herë nuk do të ketë kriter kalimi por që pikët e mbledhura u shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm.