Më 27 shkurt mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë, nënshkruhen disa marrëveshje

Të hënën më 27 Shkurt mbahet mbledhja e qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Seanca e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podogricë. Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi  Dritan Abazović dhe Kryeministrit Edi Rama. /Top Channel

Read Previous

Bislimi pret përfaqësuesit e OEMVP-së, bisedojnë për mundësi bashkëpunimi

Read Next

Ukrainasi Sergiy Maslichenko emërohet në krye të BERZH-it në Kosovë