Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nesër më 15 qershor do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut në drejtësi.Këtë ajo e ka bërë të ditur gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës

Ajo tha se për këtë proces nevojitet konsensus i të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”, ka thënë ajo.

Tutje ministrja ka treguar se ka ftuar të gjitha subjektet opozitare në takime të veçanta për të diskutuar për vetingun.

Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vetingu dhe është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit. Unë i kam ftuar subjektet opozitare për takime të veçanta. Edhe roli i grupit parlamentar të VV’së është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Pastaj do të takoj edhe grupet parlamentare që përfaqësojnë komunitetin joshumicë”, ka pohuar Haxhiu.

Read Previous

Hudhet poshtë aktakuza ndaj Liburn Aliut

Read Next

Kusari – opozitës: Keni kërkesa paushalle të cilat nuk ndihmojnë as bizneset e as punëtorët