Më 10 mars mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023, ku do të emetohen Obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu  garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (dy vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Po ashtu lidhur me detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, luten të interesuarit që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

/KlanKosova/

Read Previous

Përplasja e trenave në Greqi që la 57 të vdekur ishte ‘kryesisht për shkak të gabimit tragjik njerëzor’, thotë kryeministri grek

Read Next

Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën e re plenare