Nëse keni fakte për krimet e luftës në Kosovë dërgoni në këtë e-mail

Ministria e Drejtësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, organizatave dhe të tjerëve të cilët posedojnë dokumente dhe dëshmi që përmbajnë fakte, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante, t’i dërgojnë në e-mail adresën e kësaj ministrie.

Të gjithë ata që posedojnë të tilla dëshmi, mund t’i dërgojnë ato në e-mail adresën [email protected].

“Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, prandaj për këtë kërkojmë bashkëpunimin tuaj”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e kësaj ministrie./GazetaSinjali

Read Previous

Jashari: 90% e punëtorëve të arsimit të vaksinuar

Read Next

Mes lotëve e dhimbjes, varroset Labinot Beka