MD-ja merr përsipër dërgimin e pakove nga familjarët për të akuzuarit e Speciales

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se kanë marrë përsipër dërgimin e pakove nga familja për personat që gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, si të arrestuar nga Specialja.

MD-ja përmes një komunikate ka thënë se do t’i përmbushin të gjitha obligimet e përcaktuara me Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe aktet përkatëse nënligjore.

“Duke qenë se ligji i cekur më lartë përcakton ofrimin e asistencën për personat e akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të  specializuara dhe në  pajtim me planin e prokurimit të vitit 2021, Ministria e Drejtësisë, tashmë ka nisur procedurat përkatëse për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në kuadër të të cilave hynë edhe dërgimi i pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë”, thuhet në njoftim.

“Në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore është autorizuar zyrtari për fillimin e procedurës, si dhe janë siguruar mjetet për kontratë kornizë. Ministria e Drejtësisë këtë çështje do t’ua konfirmojë familjarëve të personave të akuzuar ditën e hënë ku do të njoftohen në detaje në lidhje me përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve ligjore në lidhje me këtë proces”, bëhet e ditur.

Ky sqarim i MD-së vjen pas akuzave të vajzës së Jakup Krasniqit që tha dje se MPJD-ja ka bërë të ditur se nuk do t’ua dërgojë gjërat esenciale në Hagë personave të arrestuar nga Specialja.

Read Previous

OBSH paralajmëron Europën

Read Next

Çka ka më me shumë rëndësi se sa numri i faktorit mbrojtës në kremin kundër diellit?