Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit ku po zhvillohet një ndeshje e zjarrtë.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali dhe Tottenhami hyjnë drejt zhveshtores me nga një gol të shënuar.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori, Thomas Partey, i cili kalon “Topçinjtë” në epërsi në minutën e 20’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e fundit në këtë pjesë të parë, dhe të barazimit për Tottenhamin e shënoi sulmuesi Harry Kane, i cili realizon nga penalltia në minutën e 31’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 1:1.
/KosovaPress/