Mbyllet muzeu i Luvrit në Paris si pasojë e një grabitjeje

Muzeu i famshëm botëror i Luvrit në Paris është mbyllur pas një grabitjeje, ka bërë ministrja e Kulturës e Francës, Rachida Dati.

Incidenti ndodhi ndërsa muzeu u hap mëngjesin e së dielës, sipas ministres.

Ajo nuk ka thënë asnjë informacion se çfarë mund të jetë vjedhur.

Nuk raportohet për të lënduar dhe policia po heton në vendngjarje, ka shtuar ministrja.

Muzeu ka njoftuar në rrjetet sociale se do të jetë i mbyllur për pjesën tjetër të ditës, për “arsye të jashtëzakonshme”./koha.net

Read Previous

Gjashtë milionë dollarë për tri fitore për Sinnerin

Read Next

Izraeli do të mbajë të mbyllur pikën kufitare me Egjiptin