Barcelona i ka zhgënjyer të gjithë në ndeshjen e saj të parë në Champions League, duke u mposhtur në transfertë nga Monaco. Me disa mungesa kryesore dhe me një karton të kuq që në nisje të Garcias, katalanasit e patën të pamundur ti bënin ballë kundërshtarit, që merr kështu 3 pikët e para. Goli i parë erdhi nga Akliush, ndërsa në minutën e 28’ Yamal riktheu ekuilibrat. U duk se takimi në dhomat e zhveshjes do ti vlente blaugranëve, por ishte vec një iluzion, pasi Ilenikhena, i future si zëvendësues shënoi golin e KO për vendësit, të cilët shijojnë fitoren e parë.
Hap fals për Arsenalin, që rrezikoi të dilte dhe pa pikë nga Bergamo, por penalltia e humbur nga Retegui, bëri që ndeshja të mbyllej 0-0. Skuadra e Artetës u duk e neutralizuar taktikisht ndaj Atalantës, e cila kishte mundësinë më të mirë në minutën e 51’ ku penalltia e Reteguit u prit nga portieri Raya.
Atletico e Madridit bëri detyrën ndaj Leipzig duke fituar 2-1, të njëjtin rezultat që regjistroi Brest ndaj Sturm Graz. Në duelet e orës 18:45 Benfica fitoi në transfertën e Crvena Zvezdës 1-2, ndërsa Leverkusen i dhuroi një poker Feyenoordit në Holandë. Këto ishin ndeshjet e fundit të javës së parë të Ligës së Kampionëve, ku në krye qëndron Bayerni i Mynihut. /Euronews.al/
Renditja pas javës së parë: