Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.

45 minutëshi i parë i super-derbit të mesjavës mes Dritës dhe Ballkanit u mbyll pa fitues, 0:0, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadrat i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin dhe do të mundohen që një gjë të tillë ta bëjnë në pjesën e dytë.

Ballkani po e kërkon fitoren për ta ruajtur distancën në krye të tabelës, kurse gjilanasit e kanë me patjetër fitoren për të mbetur në garë për titull.

Ndërkohë, dueli mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit po ashtu u mbyll baras pas pjesës së parë, 0:0.

Ndërkaq, Malisheva po avancon ndaj Prishtinës me rezultat 1:0 falë golit të Altin Aliut, pas një gabimi të portierit vendës. /Gazeta Express/

Read Previous

Pakoja e 13-të e sanksioneve kundër Rusisë në prag të përvjetorit të dytë të luftës në Ukrainë, Borrell tregon çka përfshin

Read Next

Rregullat për ‘fotografimin’ e ekranit në WhatsApp po ndryshojnë