Mbyllen dy pjesë të rrugës tranzite ku ndalohej kthimi gjysmërrethor

Në rrugën tranzite në dy lokacione ku ndalohet kthimi gjysmë rrethor me sinjalizime vertikale konkretisht afër pompës së derivateve “Petrol Company” dhe ish Universitetit privat “Biznesi”, me kërkesë të njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Gjakovë është bërë mbyllja e tyre.

Sipas policisë aksidentet e shpeshta me lëndime fatale kanë shtyrë policinë që të kërkojë një gjë të tillë nga komuna.

Përmes një shkrese Kap. Albin Sahatqija e konfirmoi një gjë të tillë duke shtuar se kjo është në të mirë të qytetarëve.

Duke u bazuar në analizat e sigurisë rrugore të zhvilluara në teren , kundërvajtjeve të ndryshme dhe statistikave të aksidenteve të ndodhura gjatë gjithë kohës, Njësia e Komunikacionit Rajonal në Gjakovë ka paraqitur kërkesat e tyre në bashkëpunim me Komunën që në rrugën Adem Jashari(Tranzit), në afërsi të pompës së derivateve “Petrol Compani” , dhe te ish universitetit ”Biznesi“ dhe afër halles sportive, në vendet ku ishin te rregulluara me sinjalizime vertikale (ndalim kthimi gjysëm rrethor), të mbyllen fizikisht ato vende te ishulli i gjelbërt. E njejta kërkesë është bërë edhe për rrugeën UÇK, ku më herët ka pasur aksidente me pasoja fatale me motoçiklist.

Sipas policisë fatkeqsisht këto segmente që kanë qenë të hapura kanë sjellë fatalitete që lehtë kanë mundur të evitohen nëse do ishin respektuar rregullat e parapara për ngasësit.

Read Previous

Nderohet me homazhe heroi Naser Brahimaj

Read Next

Shaip Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës