Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit, mbledhja nis në orën 11:00.

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë,

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:
1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:
1. Mocioni i kryetarit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në emër të 40 deputetëve, për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,
5. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,
6. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
7. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
8. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Read Previous

​Gërvalla përmend rastin e Dick Martyt në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Read Next

Senatorët amerikanë sot vizitojnë Kosovën, takohen me Osmanin dhe Kurtin