​Gërvalla përmend rastin e Dick Martyt në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur rastin e ish-senatorit Dick Marty në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se Serbai ka një histori të gjatë të fajësimit të të tjerëve për krimet që i ka kryer vet.

Fillimisht, ajo ka përmendur rastin “Panda” në Pejë ku serbët vranë disa të rinj serbë dhe u munduan t’ia hedhin fajin shqiptarëve.

“Më lejoni të flasë për Dick Martyn. Ai akuzoi për krime përfaqësues kosovarë që kanë kryer krime lufte gjatë luftës dhe pas saj, i njëjti, zotëri Dick Marty iu tha mediave ditëve të fundit se policia zvicerane iu afrua dhe i ofroi sigurinë më të mëdha për shkak se inteligjenca serbe deshi ta vrasë dhe t’ia lë fajin Kosovës. Janë fjalët e policisë zvicerane e jo të Kosovës. Është traditë e lashtë dhe shumë e rrezikshme”, tha Gërvalla.

Ministrja e Jashtme e Kosovës i reagoi edhe cilësimeve të Serbisë e Rusisë që i cilësuan ish-krerët e UCCK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si “kasapë të Ballkanit”.

“Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UÇK-në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së e mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo.  /KosovaPress/

Read Previous

Moti sot, vranët dhe me shi

Read Next

Mblidhet Kryesia e Kuvendit