Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore

Komisioni Hetimor Parlamentar i cili është formuar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore do të diskutojë sot rreth angazhimit të ekspertëve.

Mbledhja që pritet të nisë nga ora 13:00 do të mbahet pasi gjatë vitit të kaluar janë ngritur dyshime për keqpërdorim dhe abuzim me rezerva shtetërore.

Në lidhje me këtë çështje vitin që shkoi u patën arrestuar disa persona, ndërsa vetë komisioni pati dështuar disa herë të formohej pasi deputetët e VV-së që janë pjesë e këtij komisioni nuk ishin të pranishëm. /Klankosova.tv/

Read Previous

Mot i ftohtë dhe me reshje të pakta bore, ja sa parashikohen të shkojnë temperaturat

Read Next

SHBA dhe Britania kryejnë sulme të reja ndaj grupit Houthi në Jemen