Mbi katër mijë shqiptarë kanë mbërritur në Britani me gomone gjatë këtij viti

Ilustrim

Mbi katër mijë shqiptarë kanë kaluar kanalin e La Manshit, për të arritur nga Franca në Britani të Madhe.

Kështu ka bërë të ditur gazeta britanike “Daily Mail”, ku theksohet se rritja e numrit të shqiptarëve vjen si pasojë e përdorimit të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të njerëzve në Ballkan dhe dobësive në ligjet e ‘skllavërisë moderne’ të Britanisë.

“Shqiptarët paguajnë më shumë dhe u garantohet qëndrimi në Britani. Këta njerëz vijnë në vendin tonë dhe shpesh shmangin largimin duke shfrytëzuar ligjet e skllavërisë moderne”, citohet burimi i gazetës nga ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas burimeve të kësaj gazete thuhet se shifrat e personave që kalojnë ilegalisht pritet të rriten ndjeshëm këtë vit, krahasuar me një vit më parë që arritën në nivelin e 28 mijë e 500 emigrantëve.

Deri tani, numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Britani ka arritur në 20000, çka do të thotë se 1/5-ta e tyre ishin shqiptarë.

Vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik kanë mbërritur një mijë e 75 shqiptarë me varka të vogla.

Në javët edhe muajt e fundit, videot e gomoneve të mbushura me emigrantë janë përhapur gjithmonë e më shumë, ku nuk kanë munguar edhe incidentet në det të hapur.

/Dukagjini/

Read Previous

Supremja refuzon në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e Veselit

Read Next

Zvicra po kërkon punëtorë, mbi 12 mijë vende të lira pune