Mbi 700 mijë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 427.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,975 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Gjashtë vjet nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim me BE-në

Read Next

Policia arreston dy persona, dyshohet se vodhën cigareve në vlerë prej 50 mijë euro