Mbi 600 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 673 rastet aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se në vend nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Ndërkohë që nga ky virus vdekjeprurës janë shëruar 82 qytetarë.

Që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u shfaqën rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë 160 mijë e 540 qytetarë të cilët u infektuan me COVID-19.

Shkak i infektimit me COVID-19, 2 mijë e 973 qytetarë kanë ndërruar jetë. /KP/

Read Previous

Haradinaj: Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju

Read Next

Dorëzohen 21 ankesa në PZAP