Mbi 5 mijë hektarë janë mbjellur me kultura pranverore në komunën e Gjakovës

Me fillimin e stinës së pranverës, edhe bujqit e komunës së Gjakovës kanë filluar punën si zakonisht me mbjelljen e kulturave pranverore. Gjatë këtyre ditëve në të gjitha rajonet bujqit janë në përfundim të këtij procesi. Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pranë kuvendit komunal ka përgatitur planin  për mbjelljet pranverore 2021. Drejtori i këtij dikasteri Haxhi Sejdiu tha se mbjelljet e kulturave të ndryshme bujqësore janë realizuar me sukses dhe sipërfaqja totale e këtyre mbjelljeve është mbi 5 mijë hektarë tokë.

Sejdiu theksoi se kushtet klimatike kanë qenë të favorshme për realizimin e këtyre mbjelljeve.

Sipas statistikave të drejtorisë prej kulturave bujqësore të mbjellura sivjet, dominojnë perimet me 950 hektarë, si dhe misri me 4500 hektarë.

Read Previous

Nagavci: Qeveria ndalon ekskursionet dhe mbrëmjen e maturës

Read Next

Në Parlamentin e Serbisë vendosen fytyrat me X të luftëtarëve të UÇK-së