Mbi 42 mijë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se numri i të vrarëve në Gaza që na 7 tetori i vitit të kaluar ka shkuar në 42 mijë e 10 persona.

Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe janë plagosur 97 mijë 720 persona, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë vrarë 45 persona, ndërkaq janë plagosur 120 persona.

Shifrat e ministrisë nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit./Klankosova.tv

Read Previous

Ndryshimet klimatike përforcuan intensitetin e uraganit Helene

Read Next

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave