Sot në zyrën e gjendjes civile në Komunën e Gjakovës nuk kryhej asnjë shërbim tjetër përveë kurorzimeve.
Gjithë kjo si shkak i datës së veçantë 22 shkurt 2022. Çiftet kanë vendosur të zgjedhin këtë datë si më të veëantë për të kurorzuar dashurinë e tyre me martesë.
Behije Zajmi zyrtare për gjendje civile u shpreh se sot ka kryer diku mbi 30 kurorzime.
Ky proces vazhdoi deri në orët e pasdites, dhe çiftet që erdhen për tu kurorzuar prapa kamerës treguan që në pamundësi të organizimit të ahengjeve për shkak të COVID-19 e shfrytëzuan këtë datë për kurorëzim.