Mbi 238 milionë të infektuar dhe mbi 215 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

WANTAGH, NEW YORK – MAY 24: Olivia Grant (R) hugs her grandmother, Mary Grace Sileo through a plastic drop cloth hung up on a homemade clothes line during Memorial Day Weekend on May 24, 2020 in Wantagh, New York. It is the first time they have had contact of any kind since the coronavirus COVID-19 pandemic lockdown started in late February. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Infektimet me COVID-19 janë duke shënuar rritje në të gjithë botën veçanërisht pas shfaqjes së varianteve të reja të këtij virusi.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 238 milionë e 269 mijë e 669 persona, kanë vdekur 4 milionë e 861 mijë e 082 persona dhe janë shëruar 215 milionë e 401 mijë e 312 pacientë, njofton Klankosova.tv.

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 45 milionë e 161 mijë e 138 të infektuar, 732 mijë e 612 pacientë të vdekur dhe 34 milionë e 594 mijë e 386 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 33 milionë e 952 mijë e 266 të prekur, 450 mijë e 621 viktima dhe 33 milionë e 264 mijë e 283 persona të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 21 milionë e 550 mijë e 730 të infektuar, 600 mijë e 493 të vdekur dhe 20 milionë e 665 mijë e 273 të shëruar.

Read Previous

Der Spiegel: Fitorja e Dominic Bosel ndaj Robin Krasniqit, kontraverse

Read Next

“Luaneshat e Kodrës” dhe “Zgjoi” pjesë e Festivalit Internacional të Filmit Braunschweig