Mbi 20 milionë bileta janë kërkuar nga 206 vende për ndeshjet e Euro 2024 në Gjermani, tha UEFA të premten, me afro 2.3 milionë aplikime vetëm për finalen e 14 korrikut.
Gjermanët përbënin 65% të aplikacioneve gjatë dritares së parë të shitjeve, të ndjekur nga tifozët nga Anglia, Franca, Spanja dhe Austria.
Pesë vendet kryesore jashtë Evropës që kërkuan bileta ishin Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia, Kina dhe Meksika, me mbi gjysmë milioni aplikime nga këto vende.
“Pritja për UEFA EURO 2024 në Gjermani po rritet çdo ditë”, tha në një deklaratë Martin Kallen, CEO i UEFA Events SA.
“Me procesin tonë të thjeshtë dhe të drejtë të biletave të kombinuara me çmime të përballueshme, ne mund t’u ofrojmë fansave akses në momente të paharrueshme dhe takime të veçanta. Numri i jashtëzakonshëm i aplikimeve për bileta është dëshmi e tërheqjes së vazhdueshme të turneut dhe interesit të tifozëve në mbarë botën”.
Gati 2.3 milionë bileta u kërkuan për finalen në stadiumin Olimpik të Berlinit, 33 herë më shumë se kapaciteti i terrenit. Më shumë se 1,4 milionë aplikime u pranuan për ndeshjen hapëse të 14 qershorit në Mynih, ku do të shfaqet Gjermania, pritëse e gjithë turneut.
Teksa, shpresa të mëdha për kualifikim ka edhe Shqipëria, e cila radhitet në vend të parë në grup dhe me një pik ndaj Moldavisë, mund ta mbyllë shkëlqyeshëm paraqitjen në grupet kualifikuese dhe të shohë drejt fazës së grupeve në finalet e Euro 2024.
/ALBANIANPOST/