Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 2 mijë e 158.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 3.008 testime janë konfirmuar edhe 263  raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë, ndërsa të shëruar janë 8 persona.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të mposhtet pandemia dhe të mos kemi masa të reja të mbylljes.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Në ishullin grek zjarri gëlltit gjithçka para vetes

Read Next

Pa vaksinë s’ka argëtim për kosovarët