Mbi 2 mijë gjoba trafiku u shqiptuan për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2460 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 42 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje./rtklive

Read Previous

Kamala Harris: Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme

Read Next

Shqipëria raporton rritje të turizmit ndërkombëtar dhe rritje të shpenzimeve jashtë vendit