Më shumë se 18,400 palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi. Gjithsej 18,412 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor dhe të paktën 50,100 njerëz janë plagosur.
Ndërkohë sipas Unicef deri më 6 dhjetor, më shumë se 5,350 fëmijë u raportuan të vrarë, që kur Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1,200 njerëz në Izrael.
/abcnews.al/