Mbi 15 persona të arrestuar në Pejë për fajde, Prokuroria pasdite shpalos detajet

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar sot një aksion kundër krimit të organizuar.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar mbi 15 persona si dhe është sekuestruar pasuri e madhe.

Lidhur me detajet tjera Prokuroria e Pejës sot do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në orën 15:00.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/Telegrafi/

Read Previous

KRU “Gjakova” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në Gjakovë, për shkak të një defekti

Read Next

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, finalja e Ligës së Kampionëve mund të ketë lokacion të ri