Mbi 120 persona të arrestuar për dhjetë ditë përmes operacionit “Goditja”

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të Urdhrit Operativ “Goditja”, gjatë këtyre dhjetë ditëve janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë.

Policia bëri të ditur se janë realizuar 4,402 Pika Kontrolli për Automjete, 1,314 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 25,323 vetuar, janë kontrolluar 353 lokale.

Policia paralajmëroi se edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij.

“Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga data 8 gusht ka filluar së zbatuari një plan operativ i cili do të shtrihet në tërë vendin”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

“Detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ “Goditja”, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato”./Reporteri.net/

Read Previous

Bill Clinton sot feston 77 vjetorin, kjo ishte jeta e vështirë e tij

Read Next

Bebe Rexha nominohet në “People’s Choice Awards”