Mbi 100 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza

Një numër alarmant gazetarësh, më shumë se 100, kryesisht palestinezë  janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, një nga konfliktet më vdekjeprurëse. Një ekip ndërkombëtar i medias, i përbërë nga 50 gazetarë që përfaqësonin 13 organizata, kreu një hetim.

Hulumtimi i publikuar shqyrton rastet e gazetarëve të vrarë ose të plagosur gjatë mbulimit të luftës ose gjatë përpjekjes për të përshkruar të përditshmen e banorëve të Gazës, të cilët po përballen me një krizë të paprecedentë humanitare. Ekipi ndërkombëtar i mediave analizoi mijëra orë pamje nga Rripi i Gazës dhe hetoi dhjetëra incidente në të cilat gazetarët u plagosën ose u vranë.

Sipas të dhënave të regjistruara, të paktën 40 gazetarë apo punonjës të shtypit janë vrarë teksa ishin në shtëpitë e tyre.  /Alsat.mk

Read Previous

Banorët e rrugës “Petro Nini Luarasi” kërkojnë rregullimin e rrugës

Read Next

Lajcak për Draftin e Asociacionit: Nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim