Mbi 1 mijë persona kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serb në ata të Kosovës

Deri më tani, mbi 1 mijë persona kanë aplikuar për zëvendësimin e patentë shoferëve ilegalë serb në ata legalë të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar se nga data 10 maj do të fillonte konvertimi i patentë shoferëve ilegalë serb në ata legalë kosovarë.

“Në Leposaviq janë paraqitur 213 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 301, në Zubin Potok 139 dhe në Zveçan 156”, kanë thënë nga Policia e Kosovës në një përgjigje për median serbe me seli në Veri të Kosovës, “Kossev”.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, shumica e kërkesave janë dorëzuar në komunat në Veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe.

Ndryshe, vendimi për konvertimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe do të jetë i hapur për 3 muaj, saktësisht deri më 9 gusht 2024.

Pas skadimit të këtij afati, nga MPB kanë paralajmëruar se nuk do të jetë e mundur vozitja në Kosovë me patentë shoferë ilegalë serb./Albanianpost.com

Read Previous

Haxhiu e Sveçla vizitojnë policinë

Read Next

AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara